18:19 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Ndahen çifti i njohur pas 4 muajsh romancë

Diferenca e madhe në moshë nuk i kishte penguar ata që të krijonin një lidhje dashurie, por romanca e tyre nuk zgjati shumë.

Aktorja 45 vjeçare Kate Beckinsale dhe ish i fejuari i këngëtares, Ariana Grande, Pete Davidson 25 vjeçar i kanë dhënë fund lidhjes

Burimet e afërta me çiftin kanë deklaruar se dyshja i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë,  pas vetëm 4 muajsh. Ndërsa mësohet se ata kanë mbetur ende miq të mirë.

Në lidhjen 4 mujore ata janë fotografuar shpesh bashkë në momente intime, Davidson gjithashtu ka darkuar edhe me prindërit e aktores.

Për herë të parë ata u takuan në një festë pas ceremonisë së çmimeve “Golden Globes” në muajin janar, ata kishin dallim prej 20 vitesh./Indeksonline/