Ndahen çmimet për shkollat përfituese të Prishtinës në fushën e mjedisit

Shkollat “Mitrush Kuteli”, “Gjergj Fishta” dhe ” Hasna Prishtina”, të kryeqytetit janë fituese të garës “Arti i ripërdorimit”, financuar nga Komuna e Prishtinës dhe zbatuar nga ”Lets Do it Kosova”.
Çmimet e dhëna do të shkojnë për mbjelljen e drunjve në oborret e shkollave fituese.
Drejtori i organizatës Luan Hasani, tha se janë kënaqur me angazhimin e nxënësve, duke shtuar se shkollat janë promotorë për ruajtjen e mjedisit.
“Jemi të kënaqur me angazhimin nxënësve për të mirën e mjedisit. Jemi të mahnitur me angazhimin. Shkolla mund të jetë një promotor për ruajtjen e mjedisit. Shpresën e kemi të moshat e reja. Ne ju sigurojmë se do jemi në krahun tuaj e të jemi bashkëpunues që situata në mjedis të përmirësohet”, ka thënë ai.
Agron Hajredinaj nga shkolla “Hasan Prishtina”, ka falënderuar organizatën për mbështetjen në këtë projekt dhe ka shfaqur shpresën për bashkëpunim të mëtejshëm për rregullim të disa gjërave të tjera brenda shkollave.
Vendin e tretë: shkolla “Hasan Prishtina”, vendin e dytë e ka marrë shkolla e mesme e ulët “Gjergj Fishta”, kurse vendin e parë e ka fituar shkolla fillore e mesme e ulët “Mitrush Kuteli”. Gara është zhvilluar nga shkollat e ulta e të mesme të kryeqytetit.