75 Mall Live Search
09:23 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Komunat Zveçan e Zubin-Potok bëhen me zjarrfikëse

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave(AME) e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do t’ua japë 2 automjete për zjarrfikje dhe shpëtim,  Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit Komunës së  Zveçanit dhe Zubin-Potokut.

Në ceremoninë e pranim dorëzimit të mjeteve do të marrin pjesë, drejtori i përgjithshëm i AME-së, Fadil Kodra, zyrtar të lartë nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent dhe zyrtarët e komunave përfituese.

Ceremonia do të mbahet sot duke filluar nga ora: 10:00, në selinë e AME-së në Prishtinë.