75 Mall Live Search
21:06 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / Burim

Ndahen medalje për kontingjentin italian në KFOR

Janë ndarë medalje për kontingjentin italian në KFOR. Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kolonel Francesco Errico, udhëhoqi ceremoninë e ndarjes së medaljeve të kontingjentit italian të mbajtur në Kampin Villaggio Italia në Pejë.

Gjatë ceremonisë, ushtarët u dekoruan me Medaljen e NATO-s, për njohje të profesionalizmit, përkushtimit dhe shërbimit të tyre për paqe dhe stabilitet në Kosovë.

Kolonel Errico shprehu mirënjohjen e tij të thellë për personelin e dekoruar për kontributin e tyre të rëndësishëm në përmbushjen e mandatit të KFOR-it.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, njofton KFOR.