12:38 / E Hënë, 15 Mars 2021 / OSH

Ndahen mjete shtesë për punëtorët shëndetësorë

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për mjeteshtesë financiare për Ministrinë e Shëndetësisë, në vlerë prej 10 milionë eurosh, për blerjen e materialeve dhe aparaturave mjekësore.

Po ashtu, në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se janë alokuar mjetet financiare për personelin shëndetësor dhe mbështetës, të cilët janë angazhuar në menaxhimin e pandemisë Covid-19./Indeksonline/