Ndahen në “paqe” Drenica me Dukagjinin
Ka përfunduar ndeshja e javës së 23-të në Superligën e Kosovës.
Drenica, nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 ndaj Dukagjinit, me të dyja skuadrat që nuk kanë fitore në 5 ndeshjet e fundit.
Golat për Drenicën i realizoi Kreshnik Uka dhe Genc Hamiti, ndërsa për Dukagjinin shënuan Hekuran Berisha dhe Mërgim Pefqeli.
Pas këtij rezultati, Drenica mbetet e fundit në tabelë me 22 pikë, ndërsa Dukagjini e 5-ta me 33 pikë./IndeksOnline/

