75 Mall Live Search
14:10 / E Enjte, 17 Prill 2025 / AR

Ndahen yjet e serialit të Netflix 18+

Aktorja Sarah Shahi dhe aktori australian Adam Demos, më i njohur për rolet e tyre në serialin e Netflix Sex/Life, janë ndarë pas pesë vjetësh lidhje, raporton Page Six.

Nuk dihet ende arsyeja e ndarjes, por burime pranë ish-çiftit thanë se ishte Shahi ai që i dha fund lidhjes së saj me Demosin, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë se Shahi dhe Demos u njohën në vitin 2020 në xhirimet e serialit Sex/Life, në të cilin luanin të dashuruar.

Kimia në ekran shumë shpejt u shndërrua në dashuri dhe çifti konfirmoi lidhjen e tyre në dhjetor të të njëjtit vit duke postuar një foto të përbashkët në rrjetet sociale./Indeksonline/