22:32 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2024 / AR

Ndahet çifti i famshëm i showbizit

Tom Cruise dhe Elsina Khayrova i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Të paktën kështu raportojnë miqtë e aktorit për The Sun.

Të dy thuhet se janë ndarë si miq të mirë, raporton tabloidi britanik.

Cruise dhe Khayrova u panë për herë të parë së bashku në dhjetor. Ata thuhet se kanë kaluar shumë kohë së bashku në apartamentin luksoz të Khayrova në Londër javët e fundit. Thuhet se Cruise kishte takuar edhe fëmijët e Khayrova.

Pavarësisht të gjitha thashethemeve për dashurinë, të dy nuk e konfirmuan kurrë zyrtarisht se a janë bashkë a të ndarë./Indeksonline/