Ndahet çifti i famshëm! Shakira e kapi Piqué-n me një tjetër femër

Ka disa ditë që në mediat e huaja po flitet për një ndarje të mundshme mes çiftit të famshëm, Pique dhe Shakira.
Sipas gazetës ‘El Periódico’, arsyeja e ndarjes ka qenë tradhtia që i ka bërë Gerard Piqué të dashurës, Shakirës, transmeton Indeksonline.
Sipas gazetarëve, Shakira ishte e vetëdijshme për pabesin por jo deri në këtë masë.
“Kjo është arsyeja pse u mor vendimi që të ndahen” tha njëri nga ata.
Gjatë kësaj jave, Piqué është duke qëndruar vetëm në shtëpinë e tij.
Përveç kësaj, ai është parë edhe duke frekuentuar jetën e natës në Barcelonë me mikun e tij Riqui Puig dhe miqtë e tjerë, ku në çdo vend po shihen të shoqëruar me femra të tjera./Indeksonline/