75 Mall Live Search
10:37 / E Mërkurë, 08 Janar 2025 / L K

Ndahet çifti i njohur i Hollywoodit

Aktori Austin Butler dhe vajza e modeles së njohur Cindy Crawford , modelja Kaia Gerber, thuhet se i dhanë fund lidhjes së tyre.

Çifti ishte në një lidhje prej tre vjetësh dhe siç shkruajnë mediat e huaja, vendimi për ndarje ka qenë i dyanshëm.

Para lidhjes me Austin, Gerberin ka qenë në një lidhje me Jacob Elordin, aktor i serialit “Euphoria”.

Ata ishin bashkë për një vit. Ajo kishte një lidhje të shkurtër me komedianin Pete Davidson.

Butler ishte në një lidhje me aktoren Vanessa Hudgens për nëntë vjet dhe ata u ndanë në vitin 2020./Indeksonline/