Ndahet çifti i njohur pas dy vitesh lidhje

Marrëdhënia e Shawn Mendes dhe Camila Cabello ka marrë fund.
Çifti njoftoi përmes rrjeteve sociale se lidhja e tyre romantike ka marrë fund, transmeton Indeksonline.

“Hej të gjithëve, ne kemi vendosur t’i japim fund lidhjes sonë, por dashuria për njëri-tjetrin është më e fortë se kurrë. Ne e nisëm si miq të mirë dhje do të vazhdojmë të jemi edhe pas ndarjes. Duam t’i falënderojmë të gjithë për mbështetjen që kemi marrë gjatë kohës kur ishim bashkë”, thanë Shawn dhe Camila.

Ndarja e tyre erdhi si befasi sepse ata u panë duke festuar Halloween-in së bashku duke postuar imazhe të bukura në Instagram. Mendes dhe Cabello filluan të takoheshin në korrik të vitit 2019./Indeksonline/
