Jepet çmimi “Nobel” për Mjekësi
William G. Kaelin Jr, Sir Peter J. Ratcliffe dhe Gregg L. Semenza fituan çmimin “Nobel 2019” në fiziologji ose mjekësi “për zbulimet se si qelizat kuptojnë dhe përshtaten me disponueshmërinë e oksigjenit”, raporton Anadolu Agency (AA).
“Çmimi ‘Nobel’ në fiziologji ose mjekësi 2019 iu dha bashkërisht William G. Kaelin Jr, Sir Peter J. Ratcliffe dhe Gregg L. Semenza ‘për zbulimet e tyre se si qelizat kuptojnë dhe përshtaten me disponueshmërinë e oksigjenit”, ka bërë të ditur Asambleja e çmimit “Nobel” në Institutin Karolinska të Suedisë.
Çmimi “Nobel” në fiziologji dhe mjekësi jepet që nga viti 1901.