75 Mall Live Search
14:57 / E Premte, 16 Dhjetor 2022 / B O

Ndahet medalja e karrierës për gjeneral brigade, Nazmi Brahimaj

Me rastin e pensionimit të Drejtorit të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes Gjeneral brigade Nazmi Brahimaj , Zëvendës komandanti i FSK-së, Gjeneral major Enver Cikaqi në emër të Komandanti të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka ndarë sot medaljen për performancë të dalluar dhe përfundim të suksesshëm të karrierës për gjeneralin Brahimaj.

Me këtë rast zv. komandanti i FSK-së, ka falënderuar gjeneralin Brahimaj për shërbim ndaj atdheut për tri dekada me radhë dhe për kontributin e dhënë në rrugën për çlirimin e vendit dhe ndërtimin e institucioneve të Sigurisë në Kosovë.

Gjeneral Brahimaj ishte njëri ndër pjesëmarrësit e parë në fillimet e formimit të formacioneve ushtarake në luftën për çlirim në Zonën Operative të Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe zëvendës komandant i kësaj Zone në periudhën 1998-1999, duke vendosur kështu veten dhe familjen e tij në shërbim të luftës për çlirim, për të vazhduar punën e tij në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, në udhëheqje të Zonës së Tretë të TMK-së, dhe me formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka shërbyer në pozita të larta udhëheqëse, komandant i Brigadës së Reagimit të Shpejtë( BRSH), dhe karrierën e tij ushtarake e përfundon në udhëheqjen e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes.