75 Mall Live Search
21:43 / E Martë, 20 Maj 2025 / MSH

Ndahet nga jeta aktori i famshëm amerikan

George Wendt, i famshëm për rolin e tij kryesor në sitcom-in e gjatë të NBC-së “Cheers”, ka ndërruar jetë.

Burimet thanë për TMZ-në se ai vdiq herët të martën në mëngjes, duke ndërruar jetë në paqe në gjumë në shtëpinë e tij.

Shkaku i vdekjessë 76-vjeçarit është i paqartë.

Wendt luajti rolin e Norm Peterson në të 275 episodet e “Cheers” dhe fitoi gjashtë nominime radhazi për çmimin “Primetime Emmy”, për aktorin më të mirë mbështetës në një serial komedi.

Kur “Cheers” u ndërpre transmetimi në vitin 1993, George krijoi sitcom-in e tij, “The George Wendt Show”.

George gjithashtu ishte pjesë e shumë projekteve, me role në “Airplane II: The Sequel”, “No Small Affair”, “Fletch”, “The Little Rascals”, “Spice World”, “Outside Providence”, “Alice in Wonderland”, “Santa Buddies” dhe “Sandy Wexler”.