11:24 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Ndahet nga jeta aktorja e njohur në moshën 26-vjeçare

Ylli i Koresë së Jugut Song Yoo-jung, ka ndërruar jetë fatkeqësisht në moshën 26-vjeçare.

Kompania e menaxhimit të modeles dhe aktores konfirmoi për Newsweekun se ajo vdiq të shtunën.

Deklarata thotë se Song “u largua nga jeta më 23 janar 2021″. Në përputhje me dëshirat e familjes së saj, funerali u mbajt në heshtje dhe procesi i varrimit bëhet, më 25 janar”.

Ndërkohë ende nuk dihet shkaku i vdekjes.