Ndahet nga jeta dirigjentja e parë shqiptare

Rozmari Jorganxhi, dirigjentja e parë shqiptare ka ndërruar jetë në moshën 83- vjeçare në Trieste të Italisë.
Jorganxhi e ka nisur karrierën e saj në vitin 1959 si soliste lirike, ndërkohë ishte “mezzosoprano” në TOB dhe ka interpretuar me profesionalizëm edhe në operat ndërkombëtare.

Që prej vitit 1967-1984, Jorganxhi ka dirigjuar korin e TOB, duke u bërë kështu femra e parë dirigjente e këtij institucioni unik.
Artistja e madhe ka dhënë për shumë vjet mësim në universitetin e Muzikës dhe la gjurmë në artin shqiptar.