75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 20 Shkurt 2025 / L K

Ndahet nga jeta ish-nënkryetari i LDK-së në Dragash

Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare, Naser Myrtezani nga fshati Zapllugje, ish nënkryetar i degës së LDK në Dragash.

Ai për disa mandate ishte edhe anëtar i Asamblesë Komunale të Dragashit, ndërsa së fundi mbante pozitën e drejtorit të shkollës ” 28 nëntori” në fshatin, Bresanë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e sotme në varrezat e Zapllugjes në kohën e drekës.