Ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur malazias

Andrija Delibasiq ka vdekur sot në moshën 43-vjeçare.
Delibasiq ishte sulmues i shumë skuadrave të njohura dhe i Kombëtares së Malit të Zi, shkruan Indeksonline
Ai u bë i famshëm edhe me golin që ia shënoi Kombëtares së Anglisë.
Delibasiq luajti te skuadrat, si: Mallorca, Partizani i Beogradit, Benfica, Real Sociedad, Vallecano dhe Hercules.
Ai e kishte vazhduar karrierën në futboll si trajner, ku ishte asistet te Partizani i Beogradit, trajner te Mornar Bar dhe drejtor sportiv te Podgorica./Indeksonline/
