75 Mall Live Search
11:24 / E Martë, 30 Korrik 2024 / L K

Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur portugeze

Këngëtarja portugeze Misia, vdiq gjatë fundjavës në moshën 69-vjeçare dhe do të digjet në Lisbonë, më 7 gusht, njoftoi këtë të hënë kompania e saj diskografike.

Susana Maria Alfonso de Aguiar, e njohur me emrin e saj artistik Misia, vdiq të shtunën në një spital të Lisbonës pas një sëmundjeje të gjatë, thanë të afërmit e saj për mediat lokale.

Krahas këngëtareve si Mariza, Ana Mura apo edhe Christina Branco, ajo i përkiste një brezi këngëtarësh “fando” që kishin rinovuar këto këngë tradicionale melankolike vitet e fundit.

Këngëtarja e ardhur nga Porto, që albumin e saj të fundit e publikoi në vitin 2022, kishte kënduar në shumë vende të huaja.

“Misia luajti një rol kyç në rinovimin e ‘fandos’, duke mos hezituar të eksperimentojë me intensitete të reja tingulli dhe qasje më pak konvencionale”, nënvizoi Ministria e Kulturës.