18:53 / E Martë, 05 Dhjetor 2023 / k.v

Ndahet nga jeta kirurgu Shaip Morina, Oda e Mjekëve ngushëllon familjen dhe kolegët

Oda e Mjekëve të Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të Dr.Shaip Morinës i cili vdiq dje.

Morina ka qenë specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme. Ai ka kryer studimet për mjekësi të përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Kosovës, ndërsa Specializimin për Kirurgji të Përgjithshme e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.

“Dr. Shaip Morina në vitin 1984 kreu studimet për mjekësi të përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Kosovës. Ndërsa Specializimin për Kirurgji të Përgjithshme e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Prishtinë. Dr. Shaip Morina u shërbeu qytetarëve në Spitalin e Përgjithshëm, në Gjilan, për vite me radhë. Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të tij”,thuhet në telegram ngushëllimin e tyre.