17:18 / E Shtunë, 22 Prill 2023 / C E

Ndahet nga jeta komediani i njohur, Barry Humphries

Komediani australian Barry Humphries, i njohur më së shumti për personazhin e tij komik Dame Edna Everage, ka vdekur në moshën 89-vjeçare. Aktori kishte qenë në spital në Sidnej pasi pësoi komplikime pas operacionit në kofshë në muajin mars.

Për vdekjen e Barry, reagoi dhe kryeministri australian Anthony Albanese, duke u shprehur: “Një inteligjent i madh, satirist, shkrimtar dhe absolutisht i veçantë, ai ishte edhe i talentuar dhe një shërbeu si një dhuratë për të gjithë”.

Sa i përket jetës private, aktori ishte i martuar dhe la pas gruan, Lizzie Spender dhe katër fëmijë.