Ndahet nga jeta legjenda e basketbollit
Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare ish-basketbollisti brazilian Oscar Schmidt.
I njohur me nofkën “Mano Santa”, Schmidt mban rekordin si realizuesi më i mirë në historinë e Lojërat Olimpike, me 1093 pikë të shënuara përgjatë pesë pjesëmarrjeve olimpike, shkruan IndeksOnline.
Gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme, ai u shqua për aftësitë e jashtëzakonshme në shënim dhe për besnikërinë ndaj përfaqësueses së Brazilit, duke refuzuar edhe mundësinë për të luajtur në NBA, në mënyrë që të ruante të drejtën për të konkurruar në arenën ndërkombëtare.
Prej vitesh, Schmidt vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila në fund i mori jetën.
Vdekja e tij përbën një humbje të madhe për basketbollin botëror, ndërsa figura e tij do të mbetet përgjithmonë në historinë e sportit si simbol i përkushtimit dhe madhështisë në parket./IndeksOnline/
A CBF lamenta o falecimento de Oscar Schmidt, lenda do basquete brasileiro e mundial, atleta incansável, sinônimo de patriotismo, garra e talento.
— brasil (@CBF_Futebol) April 17, 2026
“Recebo com profundo pesar a notícia da morte de Oscar Schmidt, um dos maiores atletas que o Brasil já teve. Oscar, nosso Mão Santa,… pic.twitter.com/U97fQGIJDH

