75 Mall Live Search
11:29 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / MSH

Ndahet nga jeta mjeku i Enver Hoxhës

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare Profesor Doktor, Ahmet Kamberi.

Mësohet se kardiologu i njohur do të përcillet ditën e nesërme për në banesën e fundit. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij. Kujtojmë se Kamberi ka qenë mjeku i diktatorit Enver Hoxha.

Ai është një prej emrave më të njohur të kardiologjisë shqiptare, ndërsa ka mbajtur edhe postin e ministrit të Shëndetësisë në fillim të viteve ’90.

Kamberi mësohet se prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila fatkeqësisht i mori jetën, duke lënë pas një plagë të thellë për të afërmit.