75 Mall Live Search
16:33 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / Z S

Ndahet nga jeta mjeku, Salih Bytyçi

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar për vdekjen e mjekut Salih Bytyçi.

Ai kishte të kryera studimet për Mjekësi të Përgjithshme dhe kishte specializuar në Mjekësi të Punës.

“Dr. Bytyçi, për vite me rradhë u shërbeu qytetarëve të Suharekës në lëminë përkatëse. Oda e Mjekëve të Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, ka njoftuar Oda e Mjekëve.

Salih Bytyçi ka ndërruar jetë më 16 shtator 2025.