75 Mall Live Search
21:08 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ndahet nga jeta mjeshtri i karatesë Xhevat Shabani

Në moshën 49 vjeçare ka ndërruar jetë Xhevat Shabani, një emër i njohur i fushës së sportit në Gjilan dhe me gjerë.

Kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë në sportin e karatesë.

Së fundi ishte njëri ndër trajnerët e Klubit të Karatesë “Elita” nga Gjilani dhe anëtar Bordi në Federatën e Karatesë së Kosovës. Në sportin e karatesë ka pas gradën V DAN.

Federata e Karatesë së Kosovës ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen dhe bashkëpunëtorët e Shabanit.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta mjeshtrin e karatesë, trajnerin, anëtar i bordit i Federatës së Karatesë e Kosovës Xhevat Shabani.

Në emër të gjithë karateistëve, bordit drejtues të FKK-së dhe emrin tim personal u shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes Shabani, klubi i Karatesë Elita nga Gjilani si dhe gjithë adhuruesve të sportit karatesë” shkruhet në njoftimin zyrtar të FKK-së.