09:04 / E Shtunë, 29 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Ndahet nga jeta motra e këngëtares së njohur kosovare

Mëngjesin e sotëm, këngëtarja Gili ka ndarë lajmin e trishtë për vdekjen e motrës së saj.

Gili ka njoftuar se varrimi i motrës së saj, Mirvete Kunushevci – Spahiu do të bëhet sot, derisa ora pritet të bëhet e ditur më vonë.

Njoftimi i plotë:

Me dhimbje të thellë ju njoftoj qe sot nderroi jetë motra ime e dashur Mirvete Kunushevci – Spahiu.

Shpirti i saj i bardhë u prehtë në paqe! Varrimi i së ndjerës bëhet sot me 29.07.2023. Për orën e varrimit ju njoftojmë me kohë!