75 Mall Live Search
08:00 / E Mërkurë, 18 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Ndahet nga jeta në moshën 118-vjeçare, personi më i vjetër në botë

Personi më i vjetër në botë, Lucile Randon e njohur ndryshe si Motra Andre, vdiq të martën në moshën 118-vjeçare. Randon vdiq  në moshën 118-vjeçare.

Lindi në Francën jugore më 11 shkurt 1904, një dekadë përpara Luftës së Parë Botërore. Sipas zëdhënësit David Tavella, ajo vdiq në gjumë në shtëpinë e saj të pleqve në Toulon .

Motra Andre konsiderohej prej kohësh si evropianja më e vjetër, por vdekja e japonezes Kane Tanaka në moshën 119-vjeçare vitin e kaluar e bëri atë personin më të vjetër në botë. Rekordet Botërore Guinness e kishin njohur zyrtarisht statusin e saj në prill 2022.

Murgesha franceze Lucile Randon u rrit në qytetin jugor të Ales, ishte  vajza e vetme mes tre vëllezërve, në një familje protestante. /IndeksOnline/