75 Mall Live Search
15:27 / E Diele, 18 Prill 2021 / Blerim

Ndahet nga jeta në moshën 20-vjeçare, finalistja e “Miss Universe”

Studentja Saarah Ahmed nga Kumbria vuante nga sindroma “Ehler”, një çrregullim i trashëguar i indeve lidhëse që prek lëkurën, tendinat, ligamentet, enët e gjakut dhe organet e brendshme së bashku me kockat, raporton “The Sun”.

Ajo ndërroi jetë ditën e martë, menjëherë pasi kishte realizuar një video, me anë të së cilës shpjegonte sëmundjen nga e cila vuante. 20-vjeçarja po studionte sociologji dhe psikologji.

Nëna e të resë ka njoftuar mes dhimbjes për humbjen ë papritur që do ta vazhdojë ajo misionin e nisur nga e bija për të informuar në lidhje me sëmundjen.

“Ajo ishte një person shumë i bukur, i kujdesshëm dhe i mençur për moshën që kishte. Ajo donte të shkonte në universitet për të studiuar neurologji, sepse donte të ndihmonte njerëzit. Ajo ishte vajza jonë e vetme, ishte princesha jonë”,- u shpreh nëna e saj.

Ajo u tërhoq nga konkursi i bukurisë pikërisht për arsyet shëndetësore.