08:19 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / V R

Ndahet nga jeta piktorja e famshme shqiptare

Lumturi Blloshmi, piktorja e njohur shqiptare ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Blloshmi nuk ka mundur t’i bëjë ballë virusit pas luftës disa javore me të. 

Piktorja shumë e famshme, shpesh krahasohej me Frida Kahlo-n për shkak të krijmtarisë së saj. Ajo, ishte ndër artistet e para që lëvroi performancën dhe instalacionin në vendin tonë.

E lindur në Tiranë në 1944-ën, ajo u diplomua për pikturë në vitin 1968, për të hapur në 1988 ekspozitën e parë personale në Berat. Po në atë vit, mori pjesë në Bienalen e Ankarasë.

Midis viteve 1992- 2010 Blloshmi ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme në grup si në Selanik, Madrid, Lion, Budapest, Stamboll, Paris, Zyrih, Gjenevë, Modena, Hagë, New York etj. Ishte fituese e konkursit ndërkombëtar “Onufri ’94”.

Krijmtaria e Bllomshit arriti t’i shmanget presionit të kohës, duke u fokusuar tek peisazhet, natyra e qetë, por dhe tek piktura qw konsideroheshin tw guximshme pwr kohwn. Puna e saj në artin pamor nisi në vitet 1973-1974, periudhë e cila kujtohet si shumë delikate për artin shqiptar.

Gjatë viteve ’90, piktorja u bë shpejt pjesë e atyre artistëve që i dhanë jetë artit modern dhe postmodern përmes performancave dhe instalacioneve.