Ndahet nga jeta Shemë Mustafa, ish-polici që ishte rrëmbyer nga forcat serbe në vitin 2023

Ka ndërruar jetë Shemë Mustafa, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Mitrovica, i njohur për shërbimin e tij në veri të vendit dhe për përvojën e rëndë që përjetoi në qershor të vitit 2023, kur u rrëmbye nga forcat serbe së bashku me dy kolegë të tjerë.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga familjarët përmes rrjeteve sociale, ndërsa bëhet e ditur se Mustafa vuante prej kohësh nga një sëmundje kronike. Varrimi i tij do të bëhet nesër në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.
Shemë Mustafa shërbeu për vite me radhë në Policinë e Kosovës dhe njihej si një prej zyrtarëve të përkushtuar në veri të Mitrovicës.
Rrëmbimi i tij në vitin 2023 pati nxitur reagime të shumta.