75 Mall Live Search
14:06 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / MSH1

Ndahet nga jeta shkrimtarja e njohur angleze

Ka ndërruar jetë shkrimtarja e njohur angleze, Sophie Kinsella.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e shkrimtares, shkruan IndeksOnline.

Sophie vdiq në moshën 55-vjeçare, dy ditë pa i mbushur 56 vjeç.

Tashmë sa kohë, ajo po luftonte me kancerin në tru.

“Me zemër të thyer ju njoftojmë se mëngjesin e sotëm u nda nga jeta Sophie jonë, e dashura jonë, Mami jonë”, thuhet në njoftimin e familjes..

Emri i Sophie-s u bë i njohur botërisht nga seria e famshme e librave: Shopaholic.

Ajo shkroi edhe librat si “Can You Keep a Secret?” dhe “What Does It Feel Like?”./IndeksOnline/