Ndahet nga jeta ylli i ‘ALF’
Anne Schedeen, aktorja e njohur më së miri për rolin e nënës Kate Tanner në serialin e njohur të viteve 1980 “ALF”, ka vdekur në moshën 77 vjeç.
Familja e saj e konfirmoi lajmin. Familja postoi në Facebook të dielën se aktorja “ndërroi jetë”, por nuk dha shkakun e vdekjes, transmeton Indeksonline.
“Ajo lë pas një trashëgimi. Ajo adhuronte qentë e vegjël, ishte një blerëse e pasionuar e mallrave të përdorura, i pëlqente historitë e mira dhe kishte urrejtje për Donald Trump”, shkroi familja e saj.
“Jemi të shkatërruar nga ndarja e saj nga jeta. E donim pa masë, ashtu si të gjithë ata që e njihnin.”/Indeksonline/

