19:47 / E Diele, 24 Maj 2020 / indeksADMonline

Ndahet papritur nga jeta, arkitekti i njohur nga Ferizaj

Ka vdekur sot arkitekti i dalluar ferizajas, Agron Berisha.

Me këtë rast, i pari i Ferizajt, Agim Aliu përmes telegramit, ngushëlloi familjen, miqtë dhe të njohurit e të ndjerit.

“Familje e respektuar Berisha! Sot në festën e shenjtë të Bajramit, ju humbët më të dashurin tuaj e ne morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të arkitektit të dalluar, Agron Berisha.

Pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta! Agronin do ta kujtojmë si qytetar të ndershëm, arkitekt të zotin e një kontribues në politikat tona urbane. Qoftë i paharruar kujtimi për të” mbyllet telegrami i ngushëllimit i të parit të Ferizajt, Agim Aliu.