Ndaj Kosovës, do të luajë supertalenti botëror, personi i momentit te Liverpooli

Më 4 shtator, djelmoshat e Përfaqësueses U21 të Kosovës do të luajnë ndaj Përfaqësueses angleze U21. “Albionët” sot kanë publikuar listën e të ftuarve. Në mesin e tyre është edhe supertalenti anglez, Rhian Brewster.
Pikërisht dje Brewsteri ka shënuar dy gola për Liverpoolin e Kloppi në miqësoren ndaj Salzburgut.

Brewsteri ishte lojtari më i mirë për Liverpoolin edhe në ndeshjen ndaj Shtutgartit ku ka shënuar një gol.
20-vjeçari ishte më meritori që Anglia ishte shpallur 3 vjet më parë Kampione e Botës për grupmoshat U17, ndërsa sulmuesi i talentuar ishte shpallur lojtari më i mirë në Botëror dhe golashënuesi më i mirë.

Brewsteri edicionin pranveror ishte huazuar te Swansea ku kishte shënuar plot 12 gola brenda gjysmë sezonit dhe ishte shpallur në dy muaj lojtari më i mirë i muajit në ligë.
Anglezi llogaritet si një nga talentët më premtues në botën e futbollit./Indeksonline/