Ndaj Kosovës Xhaka e Shaqiri do të luajnë ndeshjen vendimtare për EURO 2024

Zvicra mbrëmë ka barazuar 1-1 me Izraelin, duke humbur mundësinë të siguronte kualifikimin në Kampionatin Evropian.
Dy futbollistët kosovar, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, të shtunën do të luajnë një tjetër ndeshje vendimtare por edhe emocionuse, shkruan IndeksOnline.
Zvicra do të luaj ndaj Kosovës, ku Xhaka e Shaqiri do të kërkojnë fitoren ndaj vendit të prindërve të tyre.
Helvetikët me një fitore të shtunën do të siguronin edhe matematikisht kualifikimin në Kampionatin Evropia, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Aktualisht, Zvicra është lidere e grupit me 16 pikë, sa i ka edhe Rumania, që është e dyta, kurse Izraeli mbetet në vendin e tretë me 12 pikë, dy më shumë se Kosova, e cila e zë vendin e katërt./IndeksOnline/