Vedat Muriqi përsëri e çon peshë Turqinë!
Se ky është sezoni më i mirë në karrierë për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi dëshmojnë paraqitjet e mira dhe statistikat.
24 vjeçari ka shënuar gol për të kaluar në epërsi Rizesporin kundër Kayserispor.
Ky është goli i 9-të në Superligën e Turqisë për Muriqin i cili ka regjistruar edhe 6 asistime.
Forma e tij e mirë vjen pikërisht para dy ndeshjeve të Kosovës kundër Danimarkës dhe Bullgarisë. /Indeksonline/
GOL! 22' Muriqi
— Goal Forza (@goalforza) March 10, 2019
Rizespor 1-0 Kayserispor pic.twitter.com/DGAGtzFRvW