75 Mall Live Search
19:01 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Ndalen kërkimet për gjetjen e Emiliano Sala

Aeroplani me të cilin po udhëtonte Emiliano Sala nga aeroporti i Nantes në drejtim të Cardiffit ka humbur gjurmët gjatë mbrëmjes së kaluar.

Ai është kërkuar gjatë gjithë ditës dhe autoritetet kërkimore ende nuk kanë ndonjë gjurmë për aeroplanin e zhdukur, shkruan Indeksonline.

Një anije dhe dy aeroplanë kanë patrulluar në zonën ku është humbur kontakti dhe pas perëndimit të diellit kanë pezulluar kërkimet për të vazhduar në mëngjes.

Në ndërkohë, John Fitzgerald, shefi i kërkimeve ajrore në Channel Islands, ka thënë se gjasat për të gjetur ndonjë të mbijetuar nga aeroplani i zhdukur po zvogëlohen me shpejtësi.

“Me temperaturat e detit dhe kushtet e detit, gjasat për të gjetur ndonjë të mbijetuar po zvogëlohen vazhdimisht”, është shprehur ai.

Policia e Guernsey ka njoftuar se në mbrëmje janë pezulluar kërkimet, të cilat pritet të fillojnë sërish nesër.

“Operacionet e kërkim-shpëtimit janë pezulluar pas perëndimit të diellit. Plani aktual është që të rifillojmë nesër (e mërkurë). Sonte nuk do të ketë informacione të tjera”, shkruan në faqen e policisë së Guernsey në Twitter. /IndeksOnline/