13:49 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Ndalen semaforat te Lesna, kaos në komunikacion (Foto)

Semaforat kryesor të vendosur te “Lesna”, për momentin nuk janë duke funksionuar.

Kjo ka bërë që në pjesën më të frekuentuar të kryeqytetit, rrugët e të cilës shpiejnë në shumë lagje, të shkaktohet kaos.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar foto të kësaj pjese, ku shihen dhjetëra vetura të bllokuara.

Nëse keni mundësi, shmangni këtë rrugë në të cilën veturat janë ngujuar për një kohë. /Indeksonline/

 

Temat: