Ndalet energjia në Qendrën e Vaksinimit në Ferizaj, ndërpritet procesi-krijohen radhë të gjata

Në mëngjesin e së mërkurës personeli shëndetësor në Qendrën e Vaksinimit kundër Covid19 në shkollën e Mesme Bujqësore “Zenel Hajdini” në Ferizaj është përballur me disa probleme për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike.
Një lexues i IndeksOnline ka dërguar pamje nga kjo Qendër duke thënë se si pasojë e ikjes së dritave është ndërprerë edhe procesi i vaksinimit në sallën e Edukatës Fizike.

Sipas pamjeve që ka dërguar ai, para hyrjes së shkollës “Zenel Hajdini” në Ferizaj është krijuar një radhë me disa persona duke pritur që të vaksinohen kundër Covid19./IndeksOnline/

