75 Mall Live Search
23:01 / E Shtunë, 03 Shkurt 2024 / G T

Ndalet Girona, merr vetëm një pikë ndaj Sociedad

Skuadra e Gironas nuk ka arritur më shumë se një pikë në ndeshjen ndaj Real Sociedad, e vlefshme për javën e 23-të në La Liga.

Skuadra vendase realizoi një gol në pjesën e parë, por sistemi VAR e anuloi, shkruan Indeksonline

Në pjesën tjetër të ndeshjes, dy skuadrat patën rastet për shënim, por nuk ia arritën të gjenin rrjetën e golit dhe kështu takimi u mbyll me rezultatin 0:0.

Me këtë pikë, Girona mbetët në pozitën e dytë me 56 pikë, një më pak se lideri Real Madrid (57)./Indeksonline/