12:58 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ndalet në të kuqen, autobusi përfundon në një gropë që u hap befasisht

Imagjino të udhëtoni me autobus dhe befasisht të përfundoni në një gropë gjigante, që hapet në mes të rrugës.

Në fakt një gjë e tillë ka ndodhur në të vërtetë në Pitsburg të Pensilvanisë, duke u bërë kështu lajm në mediat amerikane

Autobusi ishte ndalur në të kuqen në një udhëkryq, kur befasisht pjesa e pasme e autobusit përfundoi brenda një grope që u hap në mënyrë të befasishme, duke bërë kështu autobusi të lëvizte prapa.

Për fat të mirë në ato momente brenda autobusit gjendeshin vetëm dy pasagjerë, ku vetëm njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Pjesa më e rëndë e autobusit padyshim që është pjesë e pasme ku edhe gjendet motori, e pikërisht për këtë arsye edhe përfundoi në gropë”, kanë njoftuar autoritetet lokale.

Me të kuptuar se çfarë kishte ndodhur, ekipet emergjente kishin dalë në vendin e ngjarjes, duke tentuar që me një kamion ta tërhiqnin nga gropa autobusin, por pa ndonjë sukses.

Kështu përdorën një kran për ta nxjerrë e për shkaqe sigurie rrugët përreth u mbyllën disa orë.