75 Mall Live Search
09:35 / E Hënë, 22 Maj 2023 / L K

Ndalet një person nga Policia, në kamionin e tij iu gjetën dru të vjedhura

Një person është ndaluar dje nga Policia e Kosovës në Ranilluk, ku gjatë kontrollit në kamionin e tij kishte të ngarkuar drunjtë për djegie për të cilat nuk posedonte asnjë dokument.

Rasti është cilësuar si ‘Vjedhje pylli’.

“Patrulla policore kufitar kanë ndaluar kamionin me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuar mashkull kosovar. Gjatë kontrollit kanë vërejtur se në kamion kishte te ngarkuara dru ahu dhe bungu për djegie për të cilat nuk posedonte asnjë dokument. Me urdhër të prokurorit kujdestar, drutë deponohen në APK Kamenicë ndërsa i dyshuari me kamionin e tij lirohen”, ka njoftuar PK-ja, transmeton IndeksOnline.