75 Mall Live Search
16:00 / E Diele, 18 Shkurt 2024 / G T

Ndalet Real Madridi, skuadra e Ivan Balliut merr një pikë të madhe

Skuadra e Real Madridit ka barazuar ndaj Rayo Vallecano me rezultatin 1:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.

Dy gola në këtë ndeshje u realizuan në pjesën e parë, shkruan Indeksonline

Joselu shënoi golin e parë në këtë takim në minutën e 3’të.

Golin e barazimit e realizoi de Tomas në minutën e 27’të.

Në pjesën e dytë pamë vetëm një karton të kuq. Mbrojtësi spanjoll, Dani Carvajal ishte ai që u largua nga loja.

Me këtë barazim, Real Madrid shkon në kuotën e 62 pikëve, kurse skaudra ku luan shqiptari Ivan Balliu është në pozitën e 14-të me 25 pikë./Indeksonline/