Ndalet rryma në odë, reagon Daut Haradinaj: Çu more qyqan shko në KEK…!

Daut Haradinaj ishte duke bashkëbiseduar me disa qytetarë në momentin kur u shkëput energjia elektrike.
Ngjarja ndodhi sonte dhe Haradinaj u shpreh i revoltuar ndaj kryeministrit Albin Kurti, për këtë gjë.
“Unë kam çka them kur ndalet rryma, por nuk e di çka thotë kryeministri i bojlerave e filterave.
Çu more qyqan shko deri në mihje të KEK-ut e merru më seriozisht me këtë punë” u shpreh Haradinaj.
Krahas shkrimit, ai ndau edhe një fotografi nga Oda, që po ndriçohej me elektrikë me bateri.