75 Mall Live Search
23:54 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ndalimi i telefonave në shkolla, kështu reagojnë disa mësimdhënës e prindër

Ministria e Arsimit të Kosovës ka marrë vendim për  ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga mësimdhënësit dhe nxënësit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Sipas këtij vendimi për zbatimin e tij ngarkohet Sekretari i përgjithshëm i MAShT, Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) dhe drejtorët e institucioneve të arsimit parauniversitar, të cilët janë edhe përgjegjës për marrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi në rast të shkeljes së tij.

I njëjti vendim, është komentuar mes prindërve dhe mësimdhënësve në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Derisa për disa duket të jetë vështirë i zbatueshëm, shumë të tjerë e kanë mirëpritur atë.

Shumë mësimdhënës mes tjerash edhe janë ankuar për gabimet drejtshkrimore, derisa kanë kërkuar nga minsitri Bytyqi, të merret seriozisht me këtë çështje.

Por, nuk kanë munguar edhe kritikat e ndryshme kundrejt ministrit Bytyqi, sa i përket vendimit që ka zyrtarizuar sot.

Komentet e tyre janë nga më të ndryshmet.

Njoftimi i plotë i MASHT-it:

“Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër,

Në funksion të përmirësimit të mbarëvajtjes së procesit mësimor në shkolla dhe të ngritjes së cilësisë në arsim, sot kam nënshkruar Vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga mësimdhënësit dhe nxënësit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Sipas këtij vendimi për zbatimin e tij ngarkohet Sekretari i përgjithshëm i MAShT, Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) dhe drejtorët e institucioneve të arsimit parauniversitar, të cilët janë edhe përgjegjës për marrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi në rast të shkeljes së tij” shkruan ministri Bytyqi në Facebook./Indeksonline/