07:57 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Ndalimi i veturave shkakton kaos në qendër të Prishtinës (Video)

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të mos lejohet hyrja e veturave në qendër të Prishtinës, kjo për shkak të gjendjes alarmantë të ndotjes së ajrit.

Për të bërë më të lehtë lëvizjen e qytetarëve, komuna ka marrë vendim që trafiku urban të jetë pa pagesë.

Policia ka filluar ndalimin e veturave qysh nga ora 6 e mëngjesit.

Por, siç shihet në video ndalimi i veturave është duke shkaktuar tollovi në trafik.

Ndryshe, sot edhe Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit./Indeksonline/