75 Mall Live Search
09:11 / E Martë, 09 Shtator 2025 / Z S

Ndalohen dy persona për bixhoz të paligjshëm

Një aksion i Policisë ka zbuluar një rast të organizimit të bixhozit të paligjshëm në Klinë.

Lidhur me këtë janë arrestuar dy të dyshuar për shkak se të njëjtit dyshohet se bashkë me disa persona tjerë kanë kryer veprën penale të lartëcekur.

Po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër vetura që dyshohet se u takojnë personave që janë të implikuar në rast dhe me të vërejtur policinë kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/