75 Mall Live Search
12:12 / E Martë, 11 Shkurt 2025 / mp

Ndalohen dy shtetas serb në Kamenicë, dyshohet se e kaluan ilegalisht kufirin

Janë ndaluar dy shtetas të Serbisë në Novosellë të Kamenicës, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin.

Në njoftimin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa të Serbisë drejtuar nga i dyshuari dhe pasagjeri meshkuj të Serbisë nën dyshimin se të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftim.