75 Mall Live Search
16:00 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / Z S

Ndalohen për 48 orë 7 kryesues të vendvotimeve në Klinë

Shtatë kryesues të vendvotimeve janë ndaluar për 48 orë, pasi që dyshohen se për numërimine  votave në këtë komunë.

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se do të parashtrojnë edhe kërkesën për sigurimin e prezencës të të pandehurve në procedurë penale në gjykatën kompetente.

Postimi i plotë:

Ndalohen për 48 orë 7 kryesues të vendvotimeve në Klinë

Pejë, 12 shkurt 2026 – Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, njofton opinionin publik se, pas autorizimeve të dhëna për Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës lidhur me procesin hetimor për numërimin e votave në komunën e Klinës, janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve komisionerë dhe kryesues të vendvotimeve.

Pas intervistimit të tyre, me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Pejë, janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) kryesues të vendvotimeve në këtë komunë.

Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës të pandehurve në procedurë penale në gjykatën kompetente.

Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar për ruajtjen e integritetit të votës së lirë të qytetarëve, ndjekjen e personave që dyshohen për përgjegjësi penale dhe ndërmarrjen e të gjitha masave ligjore në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Indeksonline/