Ndalohen tre persona, kaluan ilegalisht kufirin Maqedoni e Veriut-Kosovë
Gjatë ditës së djeshme rreth orës 20:50 minuta policia gjatë patrullimit ka ndaluar tre të dyshuar meshkuj dy prej tyre shtetas të Maqedonisë së Veriut ndërsa tjetri kosovar, të cilët kanë kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni e Veriut–Kosovë.
Ata janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.
Rasti është cilësuar si KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT./Indeksonline/

